Ahmet Gürhan Kartal
02 Shkurt 2017•Përditësim: 02 Shkurt 2017
LONDËR (AA) – Deputetët britanikë kanë votuar të mërkurën vonë nenin, i cili autorizon kryeministren Theresa May të aktivizojë nenin 50 nga Traktati i Lisbonës që njëherësh paraqet nisje zyrtare të negociatave të Britanisë së Madhe për dalje nga Bashkimi Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).
Me 498 vota për dhe 114 kundër, deputetët votuan pas një debati dy ditorë.
Më herët gjatë ditës, May tha se të enjten në Librin e Bardhë (White Paper) do të publikohet udhërrëfyesi i qeverisë britanike për strategjinë Brexit i cili do të përmbajë edhe propozimin e vendimit të qeverisë për statusin e shtetasve britanikë që jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian, si dhe shtetasve të vendeve të BE-së në Britani të Madhe.
"Synimet dhe pritjet e mia janë që qytetarëve të BE-së t'u oferojmë siguri në Britani të Madhe, por gjithashtu ne duam që siguri dhe inkurajim të fitojnë edhe qytetarët tanë në BE", tha May.