İnci Gündağ
14 Mars 2017•Përditësim: 14 Mars 2017
LONDËR (AA) - Në dhomën e lartë të Parlamentit Britanik, Dhomën e Lordëve, është miratuar projektligji i cili parasheh që qeverisë t'i transferohet e drejta për ta aktivizuar nenin e 50-të për fillimin e procesit të largimit të Britanisë (Brexit) nga Bashkimi Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).
Projektligji për Brexit u soll në rendin e ditës dhe u votua në Dhomën e Lordëve pas diskutimeve në dhomën e ulët të Parlamentit Britanik.