Ekip
09 Korrik 2018•Përditësim: 09 Korrik 2018
LONDËR (AA) – David Davis ka dhënë dorëheqjen si sekretar britanik i shtetit për daljen e vendit të tij nga Bashkimi Evropian (BE), transmeton Anadolu Agency (AA).
Dorëheqja e sekretarit të Brexit-it pason pas tensioneve në rritje në kabinetin e kryeministres britanike, Theresa May, mbi vizionin e saj për marrëdhëniet me BE-në pas Brexit-it.
- Dominic Raab emërohet sekretar i Brexit-it
Pas dorëheqjes së David Davis, si sekretar i shtetit për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian (BE), është emëruar Dominic Raab.
Sipas një deklarate nga Kryeministria e Britanisë, mësohet se Raab i cili ka detyrën e sekretarit të strehimit dhe planifikimit është emëruar me detyrë në ministrinë për të zhvilluar negociatat e ndarjes së vendit të tij nga BE-ja(Brexit).
Raab para referendumit në vitin 2016 ka kryer fushatë të fortë për largimin e vendit të tij nga BE-ja dhe ai në media përcaktohet "si mbështetës i fortë i Brexit", ashtu sikurse paraardhësi i tij Davis.
I martuar dhe baba i dy fëmijëve, Raab është diplomuar në universitetet Oxford dhe Cambridge, dhe para se të zgjidhej deputet në vitin 2010 ai kryente detyrën e avokatit. Po ashtu bëhet e ditur se ministri 44 vjeçar që nga viti 2015 e deri tani ka kryer detyra të ndryshme në qeveritë me Partinë Konservatore në pushtet.
Dorëheqja e sekretarit të Brexit-it, Davis, pasoi pas tensioneve në rritje në kabinetin e kryeministres britanike, Theresa May.
Davis gjithashtu u përplas me kryeministren May mbi planin e saj të Bashkimit Doganor me BE-në që do të mbante Mbretërinë e Bashkuar të afërt me BE-në kur është fjala për tregtinë.
Kryeminstrja May dështoi të bashkonte kabinetin e saj në vizionin e saj “të tretë” për një “Brexit të butë” në një takim në rezidencën e saj private në Chequers.
Megjithëse kabineti i saj ka rënë dakord për këtë viziton “të tretë”, ka shenja të rritjes së kundërshtimit mes mbështetësve të Brexit-it në partinë e saj, pasi ata nuk pajtohen me planet e saj për një “Brexit të butë”.