Ahmet Gürhan Kartal
27 Shtator 2017•Përditësim: 27 Shtator 2017
LONDËR (AA) – Policia britanike për anti-terrorizëm ka arrestuar të mërkurën 11 persona në vazhdën e hetimeve kundër një grupi neo-nazist, raporton Anadolu Agency (AA).
Persona të moshës 22- 35 vjeç janë arrestuar në lokacione të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar, njofton policia e Manchesterit.
Pesë anëtarë të dyshuar të grupit “National Action” (Veprimi Kombëtar), përfshirë ushtarë aktivë, u arrestuan muajin e kaluar, tre nga të cilët kanë dalën para gjykatësit hetues me akuzat për terrorizëm.
"Hetimet në lidhje me aktivitetin e grupit ekstrem të krahut të djathtë, janë ndjekur me të njëjtin nivel sikur edhe ideologjitë tjera, me qëllim që kriminelët e dyshuar të nxirren para gjykatësve”, tha zyrtari i lartë për luftë kundër terrorizmit në policinë metropolitane, Neil Basu.
Dhjetorin e vitit 2016, “National Action” u shpall organizatë terroriste.
Grupi supremacist anti-semitik i bardhë, kishte festuar vrasjen e deputetes Jo Cox në qershor të vitit 2016 nga ekstremisti i djathtë, Thomas Mair.
Grupi e përshkruan veten si një "organizatë rinore socialiste kombëtare", megjithatë, Sekretarja e Shtetit, Amber Rudd e përshkruan atë si "raciste, antisemite dhe homofobike."
"Grupi nuk e ka vendin në një Britani që punon për të gjithë", shtoi ajo.