Ekip
07 Tetor 2017•Përditësim: 08 Tetor 2017
KOPENHAGË (AA) – Policia e Danimarkës ka njoftuar se zhytësit kanë gjetur kokën, këmbët dhe veshmbathjet e gazetares suedeze Kim Wall, e cila është vrarë pasi më 10 gusht kishte shkuar me shkencëtarin nga Danimarka, Peter Madsen në nëndetësen e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Inspektori i policisë nga Kopenhageni, Jens Moeller Jensen, deklaroi të shtunën se në një qese najloni janë gjetur disa nga pjesët e trupit të gazetares, për të shtuar se në qese është gjetur edhe një thikë dhe disa copa të metalta që janë përdorur për të fundosur qesen. Ai shtoi më tej se koka, këmbët dhe veshmbathjet janë gjetur në afërsi të vendit ku në gusht u zbulua trupi i gazetares.
Madsen, i cili mbahet në paraburgim, tha se Wall ka vdekur si pasojë e goditjes që kishte pësuar nga kapaku i rëndë i nëndetëses.
Megjithatë, policia njoftoi se në trupin e zbuluar më 21 gusht në detin e Kopenhagenit, ka pasur 15 të prera me thikë. Duart e gazetares fatkeqe e cila në atë kohë punonte në përgatitje të një dokumentari, akoma nuk janë gjetur.