Ali Mukarrem Garip
25 Tetor 2019•Përditësim: 25 Tetor 2019
Dy policë kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi të organizatës terroriste DEASH në qytetin irakian Kirkuk, raporton Anadolu Agency (AA).
Afrasyav Kamil, zëdhënës i policisë në Kirkuk, tha për AA se terroristët të DEASH-it kanë sulmuar një pikë kontrolli të Forcës Policore Federale të Irakut në afërsi të rrethit Dakuk në jug të qytetit.
Kamil tha se sulmi është kryer me armë të lehta dhe se dy policë kanë humbur jetën, kurse tre policë të tjerë janë plagosur.
Kohëve të fundit është vërejtur rritje e sulmeve ndaj forcave të sigurisë në prefekturat Kirkuk, Mosul, Anbar, Salahaddin dhe Diyala.
Të martën, një pjesëtar i policisë humbi jetën nga një sulm i DEASH-it në rajonin Samarra në prefekturën Salahaddin.