Mehmet Nuri Uçar
07 Nëntor 2016•Përditësim: 07 Nëntor 2016
BEYDA (AA) - Në përleshjet të cilat janë zhvilluar në qytetet e Jemenit, Beyda dhe Taiz ndërmjet forcave të qeverisë dhe lëvizjes Husi me pjesëtarët të cilët e mbështesin liderin e përmbysur Ali Abdullah Salih humbën jetën 24 persona, kurse dhjetëra të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i qendrës për informacione të Forcave Popullore të Rezisencës të (HDG) cilat janë pro qeverisë, Mustafa el-Beydani në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se në sulmin e kryer nga HDG-ja në pjesën perëndimore të qytetit Beyda në qarqet Veled Rabi dhe Es Savmma u vranë 9 pjesëtarë të Husive dhe forcave pro liderit Salih.