Ekip
21 Gusht 2016•Përditësim: 22 Gusht 2016
TUBAN (AA) – Së paku dhjetë persona kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë llogaritën si të zhdukur në fundosjen e varkës së drurit në provincën veriore indoneziane Riau Islands, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Agjencisë Indoneziane për Menaxhim me Situata e Jashtëzakonshme, Sutopo Purëo Nungroho për AA tha se varka e fundosur me 17 persona në bord, duke përfshirë ekuipazhin dhe dy fëmijë, lundronte nga qyteti Tanjung drejt ishullit Penyengat në afërsi të të cilit ndodhi fatkeqësia.
“Fundosja sot në mëngjes ndodhi si pasojë e motit me stuhi”, tha Sutopo dhe shtoi se ekipet e shpëtimit deri tani kanë shpëtuar dy persona, kanë nxjerrë kufomat e dhjetë të tjerëve dhe po kërkojnë pesë persona të tjerë.
Pasagjerët e shpëtuar janë shtruar në spitalin më të afërt. Në operacionet e shpëtimit marrin pjesë më shumë se 200 persona me 70 varka.
Indonezia është vend ishullor në të cilin transporti detar ka rëndësi të madhe për qarkullimin e njerëzve, ndërsa anijet e mbipopulluara dhe standardet e ulëta të sigurisë shpesh herë janë shkaktarë të aksidenteve të tilla.