İnci Gündağ
16 Maj 2016•Përditësim: 17 Maj 2016
LONDËR (AA) - "Save the Children", organizata e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve ka sugjeruar që Samiti mbi Ndihmat Humanitare që do të organizohet në Stamboll të ketë në qendër të diskutimeve arsimimin e fëmijëve azilkërkues, raporton Anadolu Agency (AA).
Institucioni me qendër në Londër në një raport të titulluar "Një marrëveshje e re për azilkërkuesit" ka kërkuar që Samiti Humanitar në Stamboll i cili do të organizohet në datat 23 - 24 maj të ketë në fokus vazhdimin e arsimimit të fëmijëve azilantë.
- Në vendet me konflikt jetojnë 250 milionë fëmijë -
Në raport iu kërkohet qeverive të vendeve që t'iu ofrohet arsimimi i duhur fëmijëve të ikur nga shtëpitë e tyre, ndërsa për fëmijët që shkëputen për një kohë të gjatë nga vendi i tyre të ofrohet një zgjidhje afatgjatë.
Duke nënvizuar rritjen e numrit të fëmijëve të shpërngulur në rang botërorë, në raport thuhet: "Në rajonet e ndikuara nga konfliktet jetojnë rreth 250 milionë fëmijë. Më shumë se gjyma e 60 milionë të shpërngulurve në të gjithë botën janë nën moshën 18 vjeç."