Ekip
22 Nëntor 2016•Përditësim: 22 Nëntor 2016
MELBURN (AA) – Dy tërmete me fuqi prej 5.6 dhe 5.3 sipas shkallës së Rihterit kanë goditur Zelandën e Re, ndërsa sipas informacioneve të para nuk ka të lënduar as që është shënuar dëm i madh material, raporton Anadolu Agency (AA).
Tërmeti me fuqi prej 5.9 ballë goditi rreth orës 01:20 bregun lindor të Ishullit Verior, ndërsa pesë orë më vonë vijoi dridhja tjetër pak më e dobët që goditi Ishullin Lindor, njoftoi Instituti gjeologjik amerikan.