Ekip
18 Prill 2016•Përditësim: 19 Prill 2016
QUITO (AA) - Presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa, ka thënë se numri i të vdekurve nga tërmeti i cili natën nga e shtuna deri të dielën goditi Ekuadorin arriti në 272 dhe është e sigurt se ky numër do të jetë edhe më i lartë në orët në vijim, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas vizitave në vendet e goditura rëndë nga tërmeti 7.8 ballësh, sipas shkallës së Rihterit, Correa tha se vendi i tij megjithatë do të tejkalojë tragjedinë.
"Shpirti i Ekuadorit e di se si për të ecur përpara dhe e di se ne do t'i kapërcejmë këto momente të vështira", ka thënë Correa, i cili ndërpreu udhëtimin e tij në Vatikan për shkak të tërmetit katastrofal në Ekuador.
Bëhet fjalë për tërmetin më të fuqishëm që në katër dekadat e fundit ka goditur Ekuadorin.