Ekip
18 prill 2016•Përditësim: 18 prill 2016
TOKIO (AA) - Punëtorët e shpëtimit në mëngjes në Japoni kanë vazhduar operacionin e shpëtimit të banorëve të plagosur pas tërmetit prej 6.5 ballë sipas shkallës së Rihterit, që goditi ishullin japonez Kyushu më 14 prill, dhe tërmeti prej 7.4 ballë, i cili ndodhi dy ditë më vonë, raporton Anadolu Agency ( AA).
Numri i të vdekurve, sipas të dhënave të fundit ka arritur në 42, ndërsa rreth një mijë të tjerë janë plagosur. Në strehimoret lokale janë vendosur 104 mijë e 900 banorë.
Në disa strehimore në jug të prefekturës Kumamoto është raportuar për numër të pamjaftueshëm të ushqimit për banorët. Katër avionë të vendosur në Okinawa do të transportojë rreth 20 ton ndihma, duke përfshirë ujë, ushqim dhe batanije.