Sibel Uğurlu
12 Prill 2019•Përditësim: 12 Prill 2019
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i ka shprehur ngushëllime kancelares gjermane, Angela Merkel, për vdekjen e nënës së saj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan përcolli ngushëllimet e tij në një telefonatë në të cilën liderët e të dy vendeve diskutuan marrëdhëniet dypalëshe.
Herlind Kasner, nëna e kancelares Merkel, ndërroi jetë në moshën 90 vjeçare.