Aldıjana Hadzıc
24 Shtator 2017•Përditësim: 25 Shtator 2017
MOSKË (AA) – Në kryeytetin e Rusisë, Moskë, të dielën është hapur festivali i shtatë ndërkombëtar “Rrethi i Dritës”, raporton Anadolu Agency (AA).
Kulla televizive Ostankino, ishte vendi nga ku u performuan spektaklet me ujë dhe dritë të cilat magjepsën të pranishmit.
Pas një projeksioni që zgjati për një orë, u ndezën fishekzjarre të cilat entuziazmuan vizitorët e festivalit i cili do të zgjasë disa ditë, ndërkohë që lojërat me ndriçim të shoqëruara me muzikë do të mund të shihen nga disa lokacione në qytet.