Kaamil Ahmed
15 Shkurt 2016•Përditësim: 16 Shkurt 2016
JERUSALEM (AA) - Forcat izraelite kanë vrarë dy palestinezë pas një sulmi të pretenduar me armë të dielën në mbrëmje jashtë qytetit të vjetër të Jerusalemit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë, Micky Rosenfeld, shkroi në Twitter se nuk ka pasur të plagosur izraelit, ndërsa siç tha të dy palestinezët u vranë.
Ai shtoi se dy palestinezët kishin qenë të armatosur, ku publikoi fotografi të një pushke automatike për të cilën tha se është gjetur në vendin e ngjarjes.