Seda Sevencan
20 prill 2020•Përditësim: 20 prill 2020
Ushtria nigeriane ka vrarë së paku 105 kryengritës javën e kaluar në operacionet kundër luftëtarëve të Boko Haram dhe Shtetit Islamik të Provincës së Afrikës Perëndimore (ISWAP), theksuan të dielën zyrtarët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i ushtrisë, koloneli Sagir Musa u tha gazetarëve se terroristët u vranë në shtetin verilindor Yobe në periferi të fshatit Buni Gari.
Musa tha se dy ushtarë u plagosën në operacione. Ai shtoi se u sekuestrua një sasi e madhe municionesh.
Boko Haram në vitin 2009 nisi kryengritje të përgjakshme në Nigerinë verilindore, por më vonë u përhap në Niger, Çad dhe Kamerunin fqinj, duke shkaktuar një përgjigje ushtarake.
ISWAP është fraksion i Boko Haram.