Murat Ünlü
07 Maj 2017•Përditësim: 08 Maj 2017
PARIS (AA) - Policia franceze ka gjetur një çantë të dyshimtë në sheshin ku kandidati për president i këtij vendi, Emmanuel Macron, do të mbajë një fjalim gjatë darkës, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat policore kanë rrethuar sheshin ku ndodhet një nga muzetë më të famshëm në botë, atë të Louvre-s, ndërsa ka larguar qytetarët dhe turistët nga zona.
Thuhet se çanta është gjetur pranë çadrës e cila ishte përgatitur për pjesëtarët e mediave që do të ndiqnin fjalimin e Macron këtë mbrëmje.
Kujtojmë se gjatë fushatës elektorale, një person ka sulmuar me thikë një ushtar në këtë zonë.
Në dy vitet e fundit, të paktën 230 persona kanë humbur jetën në Francë si pasojë e sulmeve terroriste.
Zgjedhjet presidenciale të ditës së sotme në Francë në garën e së cilave është lideri i lëvizjes Marshimi, Emmanuel Macron dhe liderja radikale e djathtë, Marine Le Pen, zhvillohen ndërkohë që në vend ekziston gjendja e jashtëzakonshme. Ndërsa për ruajtjen e sigurisë së këtyre zgjedhjeve të paktën 50 mijë forca të sigurisë janë në detyrë.
Rezultatet pritet të dalin gjatë ditës së sotme.