Vesna Besiç
22 Tetor 2016•Përditësim: 22 Tetor 2016
PARIS (AA) - Në kampin e improvizuar të refugjatëve "Xhungla" në Calais të Francës, në orët e mbrëmjes ka ndodhur një konflikt mes refugjatëve dhe policisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia ndërhyri dhe përdori gaz lotsjellës. Kampi konsiderohet si njëri nga kampet e refugjatëve me kushtet më të këqija të jetesës. Konflikti ka ardhur si rrjedhojë e vendimit të zyrtarëve francezë për mbylljen e kampit, në mënyrë që refugjatët të transferohen në kampe të tjera me kushte më të mira.