Adam Abu-bashal
17 Nëntor 2020•Përditësim: 18 Nëntor 2020
Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 1 milion e 998 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej 1.998.121 persona deri më tani kanë rezultuar pozitiv me virusin në mbarë kontinentin, pasi në 24 orët e fundit janë infektuar edhe 10.389 persona, sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.
Ndërkaq, numri i të vdekurve si pasojë e pandemisë ka arritur në 47.719, me një rritje prej 281 viktimash në 24 orët e fundit.
Shifra më e lartë e viktimave është regjistruar në Afrikën e Jugut me 20.314 të vdekur, pasuar nga Egjipti me 6.465 dhe Maroku me 4.850.
Në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje.
Për sa i përket numrit të të infektuarve, ai ka arritur në 752.269 në Afrikën e Jugut, ndërsa pas saj radhiten Maroku me 296.189 raste dhe Egjipti me 111.009.
Deri më tani, 1.680.971 persona të infektuar janë shëruar.