Derya Gülnaz Özcan
08 nëntor 2023•Përditësim: 08 nëntor 2023
Në një manastir në Gaza kanë mbetur 8 grekë të bllokuar për shkak të sulmeve të Izraelit kundër Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit në mediat greke të cilin e bazojnë në burime diplomatike, thuhet se 8 grekët kanë mbetur të bllokuar në Manastirin e Shën Porfirit (Porphyrius) në Rripin e Gazës.
Gjendja e të bllokuarve në manastir dhe identiteti i tyre u janë përcjellë autoriteteve izraelite dhe egjiptiane.
Ministria e Jashtme e Greqisë është në komunikim me grekët e bllokuar në manastir përmes konsullatës së përgjithshme në Kuds.
Në rast të hapjes së pikës kufitare Rafah mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës, parashikohet evakuimi i grekëve që duan të largohen nga Gaza.