Şenhan Bolelli
28 Shtator 2017•Përditësim: 28 Shtator 2017
MADRID (AA) – Futbollisti i kombëtares spanjolle në futboll dhe anëtar i Barcelonës, Gerard Pique, ka mbështetur një referendum mbi pavarësinë e Katalonjës, të planifikuar për të dielën më 1 tetor, megjithëse i njëjti u ndalua me një vendim të Gjykatës Kushtetuese të Spanjës, raporton Anadolu Agency.
"Nga sot deri të dielën do të deklarohemi qetë. Nuk do tu japim asnjë pretekst, sepse atë e dëshirojnë. Tu themi qartë dhe me zë të lartë: Do të votojmë!", shkruan në porosinë e tij futbollisti Pique, të cilin e publikoi në Twitter në gjuhën katalonase.
Në kuadër të xhiros së shtatë të La Ligës, Barcelona do të jetë nikoqire e Las Palmasit, pikërisht në ditën kur do të mbahet referendumi, dhe nga këtu lind pyetja nëse Pique do të mund të votojë.
Më herët Pique kishte marrë pjesë në tubimet në Barcelonë në të cilat i ka dhënë mbështetje pavarësisë së Katalonjës. Për shkak të bindjeve të tij politike, në shumë raste është fishkëllyer gjatë ndeshjeve të ekipit kombëtar spanjoll.