Adel Ömeragiç
27 Gusht 2016•Përditësim: 28 Gusht 2016
PODGORICË (AA) – Nga zjarri i cili sot përfshiu rrethinën e Ulqinit, janë djegur dy shtëpi. Zjarri është shuar, ndërsa sipas parashikimeve të zjarrfikësve largimi plotësisht i rrezikut varet nga era, raporton Anadolu Agency (AA).
Zjarri që shpërtheu në kodrën “Bjela gora” sot rreth mesditës kërcënoi gjithë zonën e vendbanimit, ndërsa shumica e familjeve janë evakuuar. Sipas informacioneve nga terreni, shtëpitë tani janë të sigurta.
Zjarrfikësit nga Ulqini i ndihmuan kolegët nga Tivari dhe Budva, ndërsa ishte aktiv edhe një avion për shuarjen e zjarrit.