Ekip
01 Shkurt 2017•Përditësim: 01 Shkurt 2017
BERLIN (AA) – Autoritetet gjermane kanë bastisur dhjetëra lokacione në perëndim të vendit dhe kanë arrestuar një shtetas tunizian të dyshuar për rekrutimin e njerëzve në DEASH dhe që ka nxitur mbështetësit që të kryejnë sulme në Gjermani, raporton Anadolu Agency (AA).
Prokuroria e Frankfurtit njoftoi se të mërkurën janë bastisur 54 objekte: banesa, zyra dhe xhami në rajon. Më tej theksohet se hetimi ishte drejtuar kundër 16 personave të moshës 16-46 vjeçare.
I dyshuari kryesor, tuniziani 36-vjeçar, është arrestuar në Frankfurt. Dyshohet se ai ka krijuar një qendër rekrutimi dhe ka kontrabanduar për DEASH-in nga gushti i vitit 2015.
Prokurorët thonë planet për sulme ishin në fazën e hershme dhe pa objektiva të caktuara.