Associated Press
28 Nëntor 2016•Përditësim: 29 Nëntor 2016
BERLIN (AA) – Një gjykatë federale në Gjermani ka konfirmuar verdiktin për ish-oficerin e njësive naziste SS, Oskar Groening (95 vjeçar) për pjesëmarrje në vrasjet në kampin famëkeq Auschwitz, ka konfirmuar avokati i tij të hënën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Groening i cili është i njohur si “kontabilisti i Auschwitzit" në vitin 2015 u dënua nga gjykata në Lueneburg me katër vite burg.
Oskar Groening akuzohet se në maj-qershor 1944 ka deportuar rreth 425.000 njerëz në kampin e Polonisë së pushtuar në atë kohë. Ish-oficeri i njësive famëkeqe të Hitlerit, SS, u gjykua për bashkëpunim në shfarosjen e 300.000 hungareze hebrenjve në dhomat e gazit.
Gjatë gjykimit ai tha se ka qenë i angazhuar të mbikëqyrë grumbullimin e sendeve personale të të burgosurve dhe se ishte përgjegjës për të siguruar që sendet me vlerë si dhe paratë të dërgohen në Berlin.
Groening është ankuar për verdiktin e vitit të kaluar, por avokati i tij mbrojtës Hans Holtermann në deklaratë për agjencinë e lajmeve DPA tha se gjykata federale ka konfirmuar vendimin.
Në gjykimin e parë në Lueneburg, gjykatësi kryesues Franz Kompisch tha se Groening ka qenë pjesë e “makinerisë së vdekjes” dhe se ka ndihmuar që kampi të funksionojë, ndërkohë që ka tubuar paratë e pengjeve për të realizuar sa më mirë idenë naziste.