Cüneyt Karadağ
26 Janar 2017•Përditësim: 26 Janar 2017
HANNOVER (AA) - Gjykata në Gjermani ka shqiptuar dënimin me burgim prej gjashtë vjet për mbështetësen e organizatës terroriste DEASH, Safia S. (16), e cila në shkurt të vitit të kaluar me thikë kishte sulmuar dhe plagosur policin gjerman në Hannover, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmi ndaj policit ishte procesuar në Gjykatën Supreme Celle si sulm terrorist. Në vendim theksohet se sulmi kishte "gjurmë" të aktivitetit të DEASH-it.
Gjykata ka shqiptuar dënimin me burg prej dy vjet e gjysmë edhe për shtetasen gjermane me origjinë nga Siria e cila e kishte ditur se sulmin e kishte kryer Safia S., por ajo e kishte fshehur këtë nga organet kompetente gjermane.
Adoleshentja me shtetësi gjermane nga Maroku Safia S. është mbështetësja e parë e organizatës terroriste DEASH e cila dënohet në Gjermani.