Erbil Başay
14 Shkurt 2016•Përditësim: 15 Shkurt 2016
BERLIN (AA) – Shtyllat e sallës së koncerteve (Konzerthaus) janë mbështjellë me 14.000 jelekë për shpëtim të cilat i kanë përdorur migrantët në rrugën drejt Evropës, raporton Anadolu Agency (AA).
Artisti kinez Ai Weiwei vendosi instalimin sot kur në botë shënohet Dita e të Dashuruarve, para shfaqjes së nesërme gala "Cinema-for Peace" që do të mbahet në këtë sallë.
Jelekët i ka marrë nga autoritetet greke të cilat i kanë mbledhur në plazhet e ishullit Lesbos, një nga rrugët më frekuentuese të refugjatëve.