Ekip
20 Dhjetor 2017•Përditësim: 20 Dhjetor 2017
BRUKSEL (AA) – Gjykata Evropiane e Drejtësisë sot ka vendosur se shërbimi i njohur transportues Uber, duhet të fitojë statusin e kompanisë transportuese, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjykata me seli në Luksemburg në njoftimin e saj theksoi se shërbimi që ofrohet përmes platformës së Uber doemos duhet të klasifikohet në kategorinë e “shërbimeve në sferën e transportit”.
Rasti aktual erdhi para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë kur gjykata spanjolle prej tyre kërkoi të gjykojë nëse Uber është kompani për transport ose për shërbime të shoqërisë informatike.
Shoqata e taksistëve në Barcelonë kërkoi që vozitësit e Uber doemos duhet të kenë leje dhe liçenca për taksi në këtë qytet.
Uber hedh poshtë vendimin e Gjykatës Evropiane
Uber ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës Evropiane, në të cilin thuhet se kompania do të duhet të trajtohet si një taksi kompani, duke thënë se do të vazhdon të gjejë mënyra për të vepruar në Evropë.
Kompania me seli në San Francisco, ka reaguar përmes një kumtese në të cilën thuhet se vendimi nuk do të ndryshojë gjërat në pjesën më të madhe të shteteve të BE-së, ku tashmë vepron në bazë të ligjit për transport.
Të nxitura nga ankesat ligjore, disa shtetet të BE-së tashmë kanë detyruar Uberin dhe shërbime të ngjajshme për transport të veprojnë në përputhje me regullat e tyre të transportit.
Uber tha se do të vazhdojë dialogun me shtetet evropiane, nga të cilat do të kërkon leje për të vepruar me shërbimet e veta.
Uber ka kërkuar që të klasifikohet si një ofrues shërbimesh teknologjike dhe jo një kompani transportuese, sepse ajo bazohet në aplikacion që lidh shoferët dhe përdoruesit.