Ekip
09 Dhjetor 2016•Përditësim: 10 Dhjetor 2016
BERLIN (AA) – Ministrja pa Resor e Gjermanisë dhe komisionerja për migrim, refugjatë dhe integrim, Aydan Özoğuz, ka thënë se 45 përqind të migrantëve që kanë ardhur në Gjermani vitin e kaluar e përbëjnë shtetas të vendeve të Bashkimit Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).
Ministrja Özoğuz ka prezantuar Raportin e 11-të për Migrimin dhe Integrimin sot në një konferencë për media të organizuar në Berlin.
Özoğuz ka theksuar se në Gjermani mbizotëron mendimi i gabuar se pjesa më e madhe e migrantëve që vijnë në Gjermani janë nga shtetet jashtë BE-së. “Në prezantimin e një raporti të këtillë, është e nevojës për ne të theksojmë se afërsisht gjysma e migrantëve që kanë ardhur në Gjermani vitin e kaluar janë shtetas të vendeve të BE-së”, ka vazhduar Özoğuz.
Duke u shprehur se 45 përqind nga 2 milionë e 137 mijë migrantë që kanë hyrë në Gjermani vitin e kaluar kanë qenë shtetas të vendeve të BE-së, Özoğuz potencoi se 998 mijë nga këta njerëz e kanë braktisur shtetin po të njëjtin vit.
Ajo tha se sot në Gjermani jetojnë njerëz nga 190 shtete të botës dhe se 16.7 përqind të banorëve me prejardhje të huaj janë turq, ndërsa pas tyre radhiten polakët dhe rusët. Sipas saj, mosha mesatare e migrantëve është 36, gjë që sipas saj është fenomen pozitiv, meqenëse zvogëlon moshën mesatare të popullsisë.