Furkan Naci Top
13 Janar 2019•Përditësim: 13 Janar 2019
ATHINË (AA) - Ministri grek i Mbrojtjes dhe kryetari i Partisë Grekët e Pavarur (ANEL), Panos Kammenos, partneri i vogël i qeverisë, njoftoi se do të largohen nga qeveria e koalicionit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kamenos pas takimit rreth gjysmë ore me kryeministrin grek, Alexis Tsipras, ka bërë një deklaratë për gazetarët para ndërtesës së Kryeministrisë së Greqisë.
Duke bërë të ditur se rreth 4 vite kanë nxjerrë vendin nga memorandumet duke marrë pjesë në "qeverinë e bashkimit kombëtar", Kammenos, tha se "I shpreha kryeministrit se nuk mund të vazhdojmë bashkëpunimin në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë. Nuk mund të qëndrojmë në qeveri".
Duke i shprehur falënderimet kryeministrit Tsipras për bashkëpunimin, Kammenos theksoi se "Grekët e pavarur largohen nga qeveria".