Mehmet Hatipoğlu
04 Shkurt 2016•Përditësim: 05 Shkurt 2016
ATHINË (AA) – Në shenjë proteste kundër reformave të propozuara në sistemin pensional, punëtorët e sektorit publik dhe atij privat sot hynë në grevën e përgjithshme një ditore, raporton Anadolu Agency (AA).
Greva e sotme u thirr dhe u organizua nga Konferderata e Punëtorëve Grekë (GSEE), Unionit të të punësuarve në sektorin Publik (ADEDY) dhe Unionit të Levizjeve Punëtore (PAME) të cilës i parapriu greva e gazetarëve dhe mediave, për çka sot nuk ka dalur shtypi.
Nuk punojnë as institucionet publike, ndërsa në shëndetësi punon vetëm emergjenca.
Si pasojë e grevës së sotme nuk punojnë as gjykatat, barnatoret, muzetë dhe një pjesë e madhe e shitoreve.
Në grevë kanë hyrë edhe të punësuarit në sektorin e Detarisë ndërsa nuk janë realizuar as fluturimet e avionëve.