Murat Demirci
22 Qershor 2017•Përditësim: 22 Qershor 2017
NIKOSIA (AA) – Në Republikën Turke të Qipros Veriore (RTQV) mëngjesin e sotëm janë arrestuar dy persona, ndalimi i të cilëve është bërë në kuadër të hetimeve kundër organizatë terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).
Në bazë të informacioneve të policisë së Nikozisë, në kuadër të hetimeve kundër FETO-s janë arrestuar personat me inicialet S.G. dhe O.A., njëri nga të cilët është shtetas RTQV-së.
Personi me inicialet O.A. ka qenë përgjegjës për 30 shtëpi të cilat i përkisnin organizatës, ndërsa kishte mbajtur kontakte edhe me njerëzit e FETO-s brenda Turqisë.
Në banesat e personave të arrestuar janë sekuestruar libra, broshura dhe dokumente të FETO-s, ndërsa policia ka marrë edhe kompjuterin e të arrestuarit S.G., në të cilin ka qenë i instaluar programi ByLock, për komunikime të koduara, që është përdorur nga pjesëtarët e FETO-s.
Personi S.G. është në listën e anëtarëve të FETO-s, për çka Turqia ka lëshuar një kërkesë për ekstradimin e tij.