Ekip
24 Qershor 2016•Përditësim: 24 Qershor 2016
PARIS (AA) – Presidenti franez François Hollande ka thirrur mbledhje urgjente të Qeverisë, pasi qytetarët e Britanisë së Madhe votuan për dalje nga Bashkimi Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).
Nga kabineti i presidentit Hollande bënë të ditur se mbledhja është caktuar për të premten në mëngjes, dhe se tema do të jetë e ardhmja evropiane.
Ai nuk i komentoi publikisht rezultatet e referendumit të djeshëm në Bitaninë e Madhe, të cilat do të kenë pasoja për tërë kontinentin.