Dzihat Aliju
05 Dhjetor 2025•Përditësim: 06 Dhjetor 2025
Hoteli me 5 yje për mace ofron shërbime luksoze për macet në Libi, raporton Anadolu.
Kafshët shtëpiake qëndrojnë në kafaz në hotelin me 5 yje për macet, në qytetin Misrata të Libisë.
"Hotel i maceve" ofron shërbime luksoze për macet dhe ofron komoditet të madh për pronarët që udhëtojnë ose nuk mund të gjejnë një vend për të lënë kafshët e tyre shtëpiake në raste të ndryshme të veçanta.
Hoteli ka një kapacitet prej 40 macesh dhe një dhomë të veçantë për secilën prej tyre.
Këtu, përveç akomodimit, gjithashtu ofrohen shërbime të tilla si kontrolle shëndetësore, larje, kujdes për trupin, manikyr dhe pedikyr, si dhe ndjekje të vaksinimit.