Haydar Hadi
08 Mars 2017•Përditësim: 08 Mars 2017
SULEJMANIE (AA) - Kryeministri i Irakut, Hajdar el-Ibadi, iu ka bërë thirrje të gjitha forcave të armatosura të cilat janë aktive nën grupime të ndryshme politike, të mblidhen nën "ombrellën kombëtare", raporton Anadolu Agency (AA).
Thirrja e tij ka ardhur gjatë një fjalimi të mbajtur në Universitetin Amerikan në Sulejmanie. "Iu bëj thirrje të gjitha forcave të sigurisë që të mblidhen nën 'ombrellën kombëtare'. Nuk duhet të kemi forca të armatosura nën drejtimin e grupimeve politike. Qytetarët kurdë duhet të dinë që përfaqësohen nga kjo forcë. Këtë gjë do ta finalizojmë së afërmi duke u bashkuar", ka thënë ai.
Duke rikujtuar bashkëpunimin me forcat peshmerge për çlirimin e Mosulit, Ibadi ka shtuar: "Ndërkohë që më parë kishte përleshje mes forcave qeveritare dhe atyre kurde, sot ne luftojmë së bashku."