Suhayb Abdullah Hocalar
25 Shkurt 2016•Përditësim: 25 Shkurt 2016
NEW DELHI (AA) - Në 16 lokacione të qytetit Mumbai në shtetin perëndimor Maharashtra të Indisë, është ndaluar 'selfie', raporton Anadolu Agency (AA).
Ndalimi u zbatua nga ana e policisë së Mumbait, pasi që një vajzë muajin e kaluar ishte mbytur në det duke u munduar të bëjë selfie.
Policia e këtij qyteti pas aksidenteve të ngjashme bëri një hetim dhe identifikoi lokacionet e rrezikshme në pikat të ndryshme të qytetit. Policia njoftoi se është ndaluar bërja e 'selfie'-s në vendet e identifikuara si të rrezikshme, posaçërisht në rripin bregdetar.