Mahmut Atanur
05 Prill 2017•Përditësim: 06 Prill 2017
XHAKARTË (AA) - Afërsisht 40 milionë njerëz në Indonezi, vend me një popullsi prej 250 milionësh ndodhen në rrezik nga rrëshqitjet e tokës, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive të Indonezisë (BNPB) duke vënë në dukje se në rajonet me prirje të rrëshqitjeve të tokës në vend jetojnë 40 milionë persona, ka paralajmëruar që të tregohet kujdes kundrejt rrëshqitjeve të mundshme të tokës në rajonet e rrezikuara.
Ndër të tjera duke bërë të ditur se autoritetet lokale në rajonet me rrezikshmëri të lartë të rrëshqitjeve të tokës pavarësisht se i kanë gjetur zona më të sigurta popullatës ato kanë refuzuar të migrojnë për shkak të varfërisë dhe se shumica e tyre merren me bujqësi.
BNPB ka theksuar se duhet të zhvillohen dhe të rriten sistemet e paralajmërimit kundër rreziqeve të rrëshqitjes së tokës në të gjithë vendin.
Gjithashtu BNPB ka tërhequr vëmendjen se në tre muajt e parë të vitit 2017 në vend kanë ndodhur 251 rrëshqitje të tokës dhe se këto janë fatkeqësitë natyrore që janë vërejtur më së shumti në këtë periudhë të vitit.
Në Indonezi e cila ka një klimë tropikale dhe ndodhet nën ndikimin e shirave monsune ajo është pjesë e reshjeve intensive gjatë gjithë vitit.