Mahmut Atanur
02 Maj 2018•Përditësim: 03 Maj 2018
XHAKARTA (AA) - Vullkani Marapi në ishullin indonezian Sumatra ka filluar sërish të hedhë hi dhe tym, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyra e Vëzhgimit të Vullkanit Marapi (PGA) në një njoftim ka bërë të ditur se me shpërthimin e ndodhur në Vullkanin Marapi që gjendet në rajonin Tanah Datar në perëndim të ishullit, ka hedhur hi dhe tym në një lartësi prej rreth 4 mijë metra.
Më tej është theksuar se shtresa e dendur e tymit me anë të erës në mënyrë të dobët është duke u orientuar në drejtimin juglindor.
Ndërkohë që nga viti 2011 është shpallur alarm i nivelit të dytë dhe nuk lejohet hyrja e turistëve dhe banorëve të rajonit në një diametër prej 3 kilometra.
Indonezia gjendet në "Unazën e Zjarrtë të Paqësorit", ndërsa atje gjenden 130 vullkane aktive.