Amina Zorniç
07 Prill 2016•Përditësim: 07 Prill 2016
MEDAN (AA) – Shpërthimi i ri i vullkanit Sinabung në ishullin Sumatra, në veri të Indonezisë, tërhoqi vëmendjen e banorëve të fshatrave të vendosura në kodrat përreth, raporton Anadolu Agency (AA).
Sinabung sërish është aktivizuar duke hedhur intensivisht sasi të madhe të tymit dhe hirit të cilat bashkohen me retë në qiell.
Për dallim nga muajt e kaluar kur Sinabung disa herë hedhi llavë vullkanore, banorët e rajonit përreth kësaj here vëzhguan ndodhitë sepse nuk ka shumë rrezik.