Adem Şalvarcıoğlu
18 Janar 2017•Përditësim: 18 Janar 2017
XHAKARTË (AA) - Kafeneja në Xhakartë, në kryeqytetin e Indonezisë, tërheq një numër të madh të admiruesve të maceve, të cilët duke pirë kafe kanë mundësi të shoqërohen me macet që jetojnë aty, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Xhakartë ka një numër të restoraneve dhe kafeneve, megjithatë, kafeja për admiruesit e maceve dallon nga gjithë të tjerët. Vizitorët e kafenesë të ketë mundësinë të ushqyejnë dhe të luajnë me 15 lloje të ndryshme të maceve.
Kefeneja është e para dhe e vetmja e këtij lloji në Indonezi dhe në të në kohën e njëjtë mund të ulen vetëm 19 konsumatorë. Për shkak të kushteve higjienike, vizitorët para se të hyjnë në kafene duhet të heqin këpucët.
Fokusi është në përkushtimin e vëmendjes ndaj maceve që banojnë në kafene. Nga dy persona, të cilët vizitojnë kafenë, mund të kujdeset për një mace. Ata e ushqejnë dhe i përmbushuin kërkesat e saj.
Punonjësi i kafenesë Mas Aryon tha se kjo është një kafene ku mund të vijnë vetëm admiruesit e kafshëve.
"Kafeneja është projektuar posaçërisht për macet që ata të ndihen rehat. Kemi dy njerëz që kujdesen për ta", shpjegon Aryon.
Hyrja në kafene është me pagesë, gjatë javës 4 dhe për fundjavë 5 dollarë. Kafeneja e parë për admiruesit e kafshëve u hap në vitin 1998 në Tajvan dhe më pas në vitin 2004 edhe në Japoni.