Mahmut Atanur
07 Janar 2019•Përditësim: 07 Janar 2019
XHAKARTA (AA) - Rritet në 32 numri i të vdekurve si pasojë e rrëshqitjes së tokës në qytetin Sukabumi të rajonit të Javës Perëndimore në Indonezi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas gazetës Kompas, në punimet e kërkim-shpëtimit në 30 shtëpi të përmbysura nga rrëshqitja e tokës që kishte ndodhur më 31 dhjetor 2018, është arritur deri tek kufoma e një personi, ku numri i të vdekurve është rritur në 32.
Punimet e kërkim shpëtimit që vazhdonin një javë në rajon kanë përfunduar, ndërsa nuk është arritur deri tek një personi i zhdukur.
Nga rrëshqitja e tokës janë ndikuar negativisht 100 persona, 3 ishin plagosur dhe 64 të tjerë ishin evakuar në zona të sigurta.
Indonezia ka vuajtur kohët e fundit nga tërmete vdekjeprurëse dhe cunami.