Mahmut Atanur
13 Maj 2017•Përditësim: 14 Maj 2017
XHAKARTË (AA) - Ka shkuar në 317 numri i të kapurve në ishullin Sumatra të Indonezisë, ku u arratisën 448 të burgosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi të gazetës Jakarta Post, 317 nga 448 të burgosurit të cilët mundën të arratisen nga burgu Sialang Bungkuk, janë kapur.
Disa nga të burgosurit e arratisur janë kthyer vetë në burg, ndërsa shumë të tjerë janë kapur nga forcat e sigurisë.
Më 5 maj në burgun Sialang Bungkuk, pas hapjes së dyerve për faljen e namazit të xhumasë, si pasojë e një sherri mes gardianëve dhe të burgosurve, disa të burgosur arritën të arratisen.
Edhe pse kapaciteti i këtij burgu është vetëm 561 persona, në të qëndronin 1.800 të burgosur. Ndërsa ishte theksuar se një nga shkaqet që të burgosurit u arratisën ishin kushtet e vështira të burgut.
Momentalisht operacioni për kapjen e 131 të burgosurve të tjerë ende vazhdon.