Dejan Maksimoviç
08 Tetor 2016•Përditësim: 09 Tetor 2016
XHAKARTË (AA) –Më shumë se 1.200 fëmijë u mblodhën të shtunën në Xhakartë, kryeqyteti i Indonezisë, për të thyer rekordin Gines për numrin e personave që në të njëjtën kohë ecin me shtylla, raporton Anadolu Agency (AA).
Kjo ngjarje interesante mblodhi shumë kureshtarë, të cilët dëshironin të merrnin pjesë në thyerjen e rekordit Gines.
Rekordi paraprak Gines për numrin e personave që ecin në shtylla është vendosur në Holandë në shtator të vitit 2011 ku morën pjesë 959 persona.