İdiris Okuduci,Rewa Mahmood Hasan
06 Qershor 2021•Përditësim: 07 Qershor 2021
Ushtria e Irakut dhe forcat Peshmerge kanë filluar një operacion të përbashkët tokësor kundër organizatës terroriste DEASH në zonat mes rajoneve Diyala dhe Sulaymaniyah, transmeton Anadolu Agency (AA).
Brigada e 52 e ushtrisë irakiane dhe njësia 144 Peshmerge zhvilluan një operacion nga disa drejtime në periferinë e zonës Zinane në rajonin Kifri në Sulaymaniyah ku është pozicionuar DEASH-i.
Në operacionin e kryer në orët e para të mëngjesit, u sekuestruan sasi të mëdha të municioneve dhe u përcaktuan disa tunele të organizatës.
Sipas lajmeve në median lokale, ndaj operacionit tokësor mbështetje nga ajri me avionët e saj luftarakë ka dhënë edhe Italia e cila është pjesë e koalicionit kundër DEASH-it.