Mahmoud Mohamed Barakat Ramadan İbrahim
08 Janar 2020•Përditësim: 08 Janar 2020
Autoritetet irakiane raportuan se nuk ka pasur viktima pas sulmit raketor të Iranit që shënjestroi dy baza ushtarake amerikane në Irak, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rrjeti shtetëror i mediave të sigurisë në Irak në një njoftim të shkruar tha se 22 raketa kanë rënë në territorin e Irakut.
"Shtatëmbëdhjetë nga këto raketa goditën bazën ajrore të Ain Al-Asadit dhe pesë raketa ranë në qytetin Erbil", tha rrjeti.
Ministria e Brendshme e Qeverisë Rajonale Kurde në veri të Irakut konfirmoi se asnjë viktimë nuk ka pasur në këtë sulm.
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) lëshoi dhjetëra raketa balistike kundër forcave ushtarake amerikane dhe të koalicionit në Irak.