Ekip
27 Gusht 2020•Përditësim: 27 Gusht 2020
Pas diskutimeve intensive që zgjatën për dy ditë me delegacionin e mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, Irani ra dakord të mërkurën të sigurojë qasje në dy lokacionet e saj bërthamore që kishte shkaktuar zvarritje në bashkëpunimin midis tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi dhe shefi bërthamor i Iranit, Ali Akbar Salehi lëshuan një deklaratë të përbashkët, ku thanë se ata kishin rënë dakord për një rezolutë në lidhje me çështjet e zbatimit të masave mbrojtëse të specifikuara nga IAEA.
"Në lidhje me këtë, Irani i siguron vullnetarisht IAEA-së qasje në dy lokacione të specifikuara dhe lehtësimin e aktiviteteve të verifikimit të IAEA-së për zgjidhjen e këtyre çështjeve", thuhet në deklaratën e përbashkët.
Datat për inspektimin e dy lokacioneve bërthamore dhe detajet rreth aktiviteteve të verifikimit nuk janë rënë dakord, tha ai, duke shtuar se verifikimi do të bëhet sipas praktikave standarde të agjencisë.
Deklarata më tej tha se IAEA nuk kishte "pyetje të tjera" nga Irani, as "kërkesa të mëtejshme" për qasje në lokacione të tjera bërthamore.
"Të dyja palët njohin pavarësinë, paanshmërinë dhe profesionalizmin e IAEA-së që vazhdojnë të jenë thelbësore në përmbushjen e aktiviteteve të saj të verifikimit", thuhet në deklaratë.
Të martën, Grossi zhvilloi bisedime të hollësishme me Salehi-n dhe ministrin e Jashtëm, Javad Zarif. Të dyja palët thanë se është hapur një "kapitull i ri i bashkëpunimit".
Zyrtarët iranianë kanë thënë se IAEA kërkon të hyjë në dy lokacione bërthamore, një në Teheran dhe tjetra afër provincës qendrore Isfazan.