Hasan Tosun
17 Janar 2016•Përditësim: 17 Janar 2016
VJENË (AA) - Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Yukiya Amano mësohet se do të realizojë sot një vizitë në Iran, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të publikuar nga IAEA, mësohet se Amano në kuadër të vizitës në kryeqytetin e vendit, Teheran, do të takohet me presidentin iranian, Hasan Ruhani dhe me kreun e Agjencisë iraniane të Energjisë Atomike, Ali Ekber Salihi.
Gjithashtu theksohet se bisedimet gjatë takimeve do të përqendrohen mbi rolin e IAEA-së në mbikëqyrjen dhe miratimin e obligimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes për programin bërthamor.