Hüseyin Erdoğan
23 Qershor 2017•Përditësim: 24 Qershor 2017
ANKARA (AA) - Irani ka nisur eksportin e gazit natyror në Irak të mërkurën vonë, ka njoftuar të enjten zëvendësministri iranian i Naftës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve të Iranit IRNA, vendi do të dërgojë rreth shtatë milionë metra kub gaz natyror në ditë, e cila pritet të rritet në 35 milionë metra kub në ditë, sipas Amir Hossein Zamaninia, zëvendësministri i Naftës.
Vendi tashmë ka nënshkruar dy kontrata për të dërguar gazin natyror në kryeqytetin irakian, Bagdad, si dhe në Basra, në jug të vendit.
Për shkak të problemeve të sigurisë në Irak, eksportet e gazit natyror nga Irani në vendin e shkatërruar nga lufta janë shtyrë disa herë, njoftoi IRNA.