Murat Temizer
09 Dhjetor 2015•Përditësim: 09 Dhjetor 2015
ANKARA (AA) - Ekspertët e tregut të gazit natyror nenjoftuan se zvogëlimi i përditshëm i sasisë së gazit natyror nga Irani deri në 50 përqind nuk është një rast i veçantë, sepse ajo është bërë çdo vit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekspertët për gazetarin e AA-së vlerësuan se zvogëlimi i sasisë së gazit natyror nga Irani, nga 28 milionë metra kub në ditë është përgjysmuar dhe ka rënë në 13-14 milionë metra kub.
Sipas tyre, meqë temperaturat e javës së kaluar kanë qenë 13-15 gradë ndërsa këtë javë kanë rënë në 6-7 gradë, për shkak të uljes së temperaturës është zvogëluar sasia e gazit natyror nga Irani drejt Turqisë. Gjithashtu ekspertët shpjegojnë se kjo nuk ka lidhje me tensionet me Rusinë duke shtuar se çdo vit kur ftohet moti sasia e gazit nga Irani zvogëlohet.
Ata potencojnë se çdo vit në periudhën e dimrit zvogëlohet sasia e gazit nga Irani, dhe se sipas kontratës nuk mund të ndërpritet rrjedhja e gazit.
Ekspertët theksojnë se edhe në sistemin e brendshëm të Iranit është rritur konsumi i përditshëm. Ata thonë se Turqia ka të drejtë për të dy llojet e sanksioneve, njëra prej tyre është të shkojë në arbitrazh, ndërsa e dyta është praktika penale kundër kostos së gazit nga 8 përqind.
Gjithashtu ekspertët njoftuan se në procesin i vazhdueshëm të arbitrazhit nuk po hulumtohet vetëm çështja e çmimit por edhe çështja e mungesës së gazit të ofruar.
Konsumi i gazit natyror në Turqi në vitin 2014 ishte 49.2 miliardë metra kub. Pjesa e Iranit në importimin e gazit me 6 miliardë metra kub ishte 18 përqind.
Konsumi mesatar ditor i gazit natyror në Turqi është 140 milionë metra kub, por gjatë muajve të dimrit kjo shifër mund të tejkalojë 200 milionë metra kub.