Stipe Mayiç
07 Prill 2017•Përditësim: 07 Prill 2017
ZAGREB (AA) - Gjykata e prefekturës në Zagreb sot në mëngjes ka shpallur fajtor ish-kryeministrin Ivo Sanader dhe dy të persona të tjerë për rastin “Planinska”, raporton Anadolu Agency (AA).
Sanader është dënuar me katër vite e gjashtë muaj burg, ndërsa Stjepan Fioliç dhe Mladen Mlinareviç janë dënuar me një vit, që zëvendësohet me shërbim të përgjithshëm.
Pas katër vite gjykim, në arsyetimin e aktvendimit të këshillit të Gjykatës së prefekturës së Zagrebit nën kryesim të gjykatësit Jasne Smiljaniç, është vërtetuar se Sanader është fajtor sepse ka kërkuar provizion prej një milion euro, që e vërtetoi bashkëfajtori Stjepan Fioliç.
Fajtor është shpallur edhe Mladen Mlinareviç. Sanaderi me Stjepan Fioliç, i cili në kohën e kryerjes së veprës ka qenë deputet i HDZ-së, pranoi se Qeveria me çmim shumë më të lartë se tregu aprovoi blerjen e pronës për nevojat e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, theksohet në arsyetimin e aktvendimit.