Almir Terzic
18 Dhjetor 2015•Përditësim: 18 Dhjetor 2015
LUBJANË (AA) - Sipas të dhënave të policisë sllovene gjatë ditës së djeshme në Slloveni kanë hyrë 3 mijë e 135 migrantë, ndërsa deri sot në mëngjes edhe 1.058 migrantë, raporton Anadolu Agency (AA).
Njëkohësisht, dje pas procedurave të evidencës dhe regjistrimit, si dhe ofrimit të ndihmës humanitare dhe mjekësore në Austri janë transferuar 2 mijë e 687, ndërsa sot në mëngjes 400 migrantë.
Sipas policisë sllovene prej sot në mëngjes në qendrën e pranimit Dobova ndodhen 1.258 migrantë, si dhe 23 në Qendrën për të huaj.
Në Slloveni që nga 16 tetori deri më sot në mëngjes kanë hyrë 335 mijë e 486 migrantë. Numri më i madh i migrantëve kanë hyrë në nëntor 164 mijë e 313, në tetor (nga 16 tetori) 116 mijë e 627, ndërsa fluksi më i vogël i migrantëve është regjistruar në dhjetor. Deri më 18 dhjetor në orën gjashtë të mëngjesit kanë hyrë 54 mijë e 549 migrantë.
Nga 20 tetori deri më sot në mëngjes autoriteteve austriake u janë dorëzuar gjithsej 322 mijë e 245 migrantë.